422bf14d edac 4b29 9d59 d740c830f4b8

Vrasje në tentativë në Graçanicë, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Graçanicë pasi ai kishte sulmuar fizikisht një mashkull.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit është hapur rasti si vrasje në tentativë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.