35d20805 dfd8 4aa0 9042 33be01c3ccf9

Vdes 20 vjeçari nga aksidenti në Mitrovicë

Një rast i rëndë i vetaksidnetit ka ndodhur në Zhabarë të Mitrovicës.

Si pasoj e tij një person ka ndërruar jetë, i moshës 20 vjeçare.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se viktima ka qenë pasagjer, ndërsa edhe drejtuesi i veturës ka marrë lëndime trupore dhe është në procedurë hetimore.

Sipas hetimeve të para të kryera mësohet se ngasësi i veturës ka humbur kontrollin ndaj makinës së tij dhe rrjedhimisht është shkaktuar vetë aksident.

“ Po ka vdekur një person, i cili ka qenë pasagjer i moshës rreth 20 vjeçare. Tani kanë filluar procedurat në lidhje me rasti ndaj drejtuesit të automjetit, i cili sipas ekzaminimit të rrethanave kuptohet se ka humbur kontrollin ndaj veturës së tij për shkak të shpejtësisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion”