86f641f1 dacf 4bf5 8374 52334dbe5d4b

Vazhdon trendi i rritjes, 69 të prekur me Covid-19 për 24 orë në Shqipëri

Vijon të ketë një ritëm të shtuar numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri në harkun kohor të 24 orëve.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të prekurit e rinj me Covid-19 në ditën e fundit janë 69, shifër kjo më e lartë se çdo ditë tjetër që nga nisja e pandemisë.


Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 1590 raste me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve është shëruar.