4fa973d1 8707 42b0 bdf4 b6db0945778e

Sërish sulmohet fizikisht një infermier në QKUK, reagon sindikata

Sulmet fizike ndaj profesionistëve shëndetësorë janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Hiç më larg se mbrëmë në Klinikën e Radiologjisë afër sallës së Koronografisë është sulmuar fizikisht tekniku B.R. i Radiologjisë nga familjarët e një pacienti me Covid-19.

E për këtë rast ka reaguar sekretari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku.

Ai përmes postimit të tij në Facebook i ka kërkuar QKUK-së që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet të plotë para se të ndodhë ndonjë incident me pasoja fatale.

Po ashtu Duraku ka parashtruar edhe një sërë kërkesash për drejtuesit e SHSKUK-së.

Ndryshe pak ditë më parë ishte sulmuar një infermier i Urologjisë me armë të ftohtë nga një pacient.