433bebce 32ea 4aef 8a61 64128715c0db

Serbia heq testin obligativ PCR për shtetasit e Shqipërisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka biseduar në telefon me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Brnabiq ka informuar Ramën se Serbia do të heq testin obligativ PCR për qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Serbi.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nesër më 14 janar, siç mëson Tanjug.

Dy homologët kanë biseduar për temat aktuale politike dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Ata kanë diskutuar për luftën kundër Covid-19 dhe hapat tjerë në lidhje me iniciativën e Mini-Schengenit.