
Samiti Kosovë-Serbi në Paris më 17 korrik?
Presidenti francez Emannuel Macron më 17 korrik planifikon të organizojë një samit në Paris, sipas disa burimeve.
Mbajta e një takimi të tillë si angazhim gjermano-francez kishte dështuar të mbahej më 1 korrik të vitit të kaluar, për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Kjo e fundit refuzonte të kthehej në tryezën e negociatave, duke pasur taksën në fuqi.
Me gjithë kërkesën e Francës dhe Gjermanisë, ish-kryeministri Haradinaj pati refuzuar ta hiqte taksën.