Cd7caf66 ec2d 4331 b87a 7815c8125546

Rezultatet e mbi 1,800 mostrave të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga 1,825  mostra të testuara 299 kanë rezultuar pozitivë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 54,560 raste nga 201,918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,388 raste të vdekjes.

 

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS COV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54,560 raste nga 201,918 persona të dyshimtë në virus SARS-COV-2 dhe 1,388 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit , janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot gjithësej është 47,605 raste , kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

 

Mbuloje gojën dhe hundën me maskë!

Mbajë higjienën!

Respetoni distancën!