9b3cffce dd13 469a a25f 18b42ae3a0cb

Policia në Kaçanik në aksion, kontrollon qytetarët për vendosje të maskave

Vendosja e maskës është bërë obligative tash e sa javë në vendin tonë, për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Derisa, për të gjithë ata që s’po respektojnë këtë masë, po pasojnë edhe gjobat.

E, rend e ligj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, po mbajnë Policia e Kosovës.

Në orët e para të mëngjesit në rrugët, pjesëtarë të policisë u panë në rrugët e qytetit të Kaçanikut, të njëjtit ndalonin edhe makinat, e të gjithë ata që ishin pa maska.