Poch thumbs up

Pochettino: Dy gabime na kushtuan me humbje

Flet trajneri i Tottenhamit pas eleminimit nga Liga e Kampionëve

Juventus ka mposhtur skuadrën angleze, Tottenham dhe ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Italianët arritën të triumfojnë mbrëm si mysafirë të skuadrës angleze me rezultat 2-1, rezultat ky i cili ishte i mjaftueshëm për të shkuar më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube. Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës angleze,Tottenham, Maurico Pochettinos , i cili ndihet krenar me lojën që shfaqën të besuarit e tij.

“Natyrisht ne jemi të zhgënjyer, por mund të dalim me kokëlartë nga fusha. Unë jam krenar me paraqitjen e lojtarëve. Ne bëmë dy gabime dhe pranuam gola. Kjo është arsyeja pse jemi jashtë. Në futboll, nuk duhet ta meriton fitoren, por duhet të shënon gola”.

“Ne krijuam disa raste për shënim, por dua të përsëris në futboll kanë vlerë vetëm golat. Ne po rritemi çdo vit e më tepër dhe se duhet të shohim për të ardhmen”, tha trajneri argjentinas.

Gjigantët italian u kualifikuan në çerekfinale në saje të golave të Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuainit ndërsa për anglezët realizoi Son Heung-min. Ndeshja e parë në Torino mes Tottehamit dhe Juventusit kishte përfunduar me rezultat 2-2.