
Olta Gixhari shtatzënë, publikon foto me partnerin misterioz
Olta është zhvendosur për të jetuar në Spanjë ku po shijon dashurinë me partnerin.
Olta Gixhari ka nisur të përballet me problemet e shtatzënisë.Aktorja e njohur për shkak të barkut të madh nuk ulet dot të veshë këpucët.
Për këtë e ka ndihmuar partneri i saj misterioz. Ajo publikoi një foto në Instagram ndërsa ai po i vishte këpucët.
Aktorja është në pritje të fëmijës së parë por nuk dihet ende gjinia e foshjes dhe sesa muajshe shtatzënë është Olta.
Ajo ka vendosur që identitetin e partnerit të saj ta mbajë sekret, për shkak se ai nuk dëshiron që të bëhet figurë publike.