Neymar 1527838654 2740965

“Neymar duket mirë në stërvitje”

Mesfushori i Brazilit Fernandinho ka thënë se 26 vjeçari është kthyer në stërvitje të plota me Kombëtaren dhe është rrugës së mirë për t’u paraqitur nga fillimi në Botëror

Neymar është rrugës së mirë për t’u kthyer tërësisht në formë para Botërorit, thotë shoku i tij i skuadrës Fernandinho.

Neymar është jashtë fushave që nga shkurti derisa bëri një operim në shputë të këmbës, derisa superylli i Paris Saint-Germain është në rrugë të mirë që të tregojë vlerat e veta në Rusi.

“Ky llojë lëndimi është pak i vështirë, mund ta them sepse e kam pasur edhe vet”, ka thënë Fernandinho.

“Të dhemb tani dhe gjithmonë ...është një proces i komplikuara. Por, kam parë lëvizjet e tij në stërvitje dhe mund të them se ai është duke ja dal për mrekulli, kjo është e rëndësishme. Ai është aq i mirë, saqë tani ka filluar të driblojë edhe mbrojtësit”.

“Besojë që do të jetë tërësisht gati në ditët në vazhdim”, ka thënë në fund lojtari.