A84da803 1101 48a9 b1ee 6ee0f392f4ec

Mbyllen për qarkullim tri rrugë të Prishtinës

Edhe sot disa rrugë në Prishtinë do të jenë të mbyllura.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbyllen për qarkullim rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”.

Sipas njoftimit të komunës, mbyllja e këtyre rrugëve do të ndodh pasi do të përfundohet shtresa e fundit e asfaltit.

Po ashtu komuna njofton se rrugët do të jenë të mbyllura nga ora 7:30 deri të premten, më 23 tetor, në orën 18:00.

“Komuna ka lutur qytetarët që qarkullimin ta planifikojnë duke u bazuar në këtë njoftim dhe që gjatë kësaj kohe të i shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.