Download

Malisheva fiton betejën me rriqërat

Kemi fitua betejën kundër rriqrave në katër vitet e fundit nuk kemi pas asnjë të vdekur, kurse në tri vitet e fundit nuk kemi pasë as të infektuar, ka thënë Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës.

Begaj tha se deri më tani, është bërë dezinsektimi i katër fshatrave në komunën e Malishevës dhe ky aksion i spërkatjes do të vazhdojë edhe në fshatrat tjera endemike të kësaj ane.

“Mund të them se tash e katër vite me sukses e kemi menaxhuar dhe trajtua këtë problem, puna jonë ka bërë që të jemi më të sigurt në betejën tonë kundër infektimeve nga rriqrat”, tha ai.

Sipas tij, deri më tani ka pasë mbi 130 raste të trajtuara nga pickimi i rriqrave. Stafi mjekësor në komunë, sipas Begajt, është profesional dhe i trajnuar mirë, punëtorët e qendrave familjare të mjekësisë janë ekspert dhe punëtorë të mirë.

“Kemi kërkua gjithnjë ndihmën e nivelit qendror, sepse rriqrat nuk mund të zhduken, na nevojitet përkrahje më e madhe nga pushteti qendror”, tha Begaj.

Koumna e Malishevës, sipas tij, po vazhdon me projekte të shumta, janë ndërtuar katër shkolla të reja dhe pritet fillimi i ndërtimit edhe të katër shkollave të tjera.

Sipas tij problem tjetër mbetet, rregullimi i shtratit të lumit në qytet, për çka pret ndihmë edhe nga pushteti qendror.