E10aba6e c1d3 4d4d 82da 79324f6c2578

Lajçak tregon se cili ishte lajmi më i rëndësishëm i vizitës në Kosovë

Emisari Special i BE-së Miroslav Lajcak, për dialogun Kosovë-Serbi, ka mbajtur një konferencë për medie, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk ka çështje të lehta kur bëhet fjalë për dialiogun mes Kosovës dhe Serbisë por se ata pajtohen që të diskutojnë për të gjitha çështjet e hapura dhe prandaj siç tha Lajcak ekziston dialogu.

Ai ka folur për pikën më të ndjeshme në këtë fazë të dialogut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, duke thënë se e kupton ndjeshmërinë e çështjes, por se Kosova tashmë është zotuar për themelimin e tij.

“Është një çështje shumë e madhe në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave, e kuptoj ndjeshmërinë e temës, Kosova ka bërë zotim në 2013 dhe 2015 dhe duhet të tregoj konsistencë dhe të respektojë këto marrëveshje dhe dialogu i ofron Kosovës të përmbyll të gjitha çështjet e hapura dhe duhet të jemi të qartë se çdo vendim duhet të dal si rezultat i kompromisit dhe i ftoj të jenë të bashkuar për dialog dhe të mos jenë  të përçarë”, tha Lajçaku.

Ai pas takimit që ka pasur me krerët e shtetit të Kosovës,  tha se rezultati më i rëndësishëm gjatë kësaj vizite në Kosovë ka qenë se ka marrë zotim nga ta që Kosova do t’i respektoj të gjitha vendimet e saj në lidhje me formimin e asociacionit

“Kam marrë zotimin se dialogu është i rëndësishëm dhe Kosova do t’i respketoj të gjitha vendimet dhe ky është rezultati më i rëndësishëm i kësaj vizite në Kosovë”, theksoi Lajçak.