Df2c0127 356e 4d65 a453 d24f86ecb585

Kujdes, vini maskat! Vetëm dje policia gjobiti 1 mijë e 180 persona

Policia e Kosovës tash e disa kohë është pajisur me gjoba të veçanta e të cilat shqiptohen ndaj gjithë atyre që nuk përfillin Ligjin antiCovid-19, të miratuar në Kuvend në fund të muajit gusht.

Ndërsa numri i gjobave që po shqiptohen çdo ditë për qytetarët që nuk po përfillin këtë ligj është i lartë.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba, apo saktësisht 1 mijë e 180 gjoba për të gjithë ata që nuk kanë pasur të vendosur maska apo nuk kanë respektuar distancën.