75b6cc00 3200 479f 909f 5757a988b172

Fillon seanca e Kuvendit, Hoti në tri interpelanca

Ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdimin e seancës së parë sot nga ora 09:00 janë paraparë të votohen shtatë projektligje.

Në seancën e dytë plenare që do të nisë në orën 10:00, do të mbahet interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, lidhur me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik” dhe për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.