89af0571 c8ba 4aac 84a8 c25ffffb06b7

COVID në Kosovë: 607 viktima, 2,087 raste aktive dhe 12,188 të shëruar

Prej 13 marsit, kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve në Kosovë, numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 14,882.

Janë 12,188 prej tyre që kanë arritur që të shërohen nga virusi korona. Mirëpo, 607 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri rasteve aktive është 2,087.

E vetëm gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka raportuar për 43 raste të reja me COVID-19, ndërsa për këtë periudhë sipas të dhënave, 239 persona u shëruan.

‘’ Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.’’