87ec1083 ebdb 4c5a bf2a 24a5c9056028

Ambasadori i ri gjerman arrin në Kosovë

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë të ditur se tanimë ka arritur në vendin e tij të ri të punës.

Rohde tha se sot do t’i dorëzojë kredencialet e tij.

Ai ka falënderuar ish-ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt për mirëseardhjen e ngrohtë teksa theksoi se mezi pret të takohet me të tjerët.

“Në këtë ditë të bukur unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe kemi arritur në Kosovë”, tha ai ndër të tjerash.